Dyshime të reja për kurdisje të ndeshjeve në Gjermani. 17 ndeshje mund të jenë kurdisur në dy vjetët e fundit, sipas “Hamburger Moregnpost”.
Bëhet fjalë për ndeshje të ligës së tretë, të dy ligave regjionale dhe ligave tjera më të ulëta.
Federata gjermane po e heton rastin.
“Nuk kemi ende gjetje të besueshme. Por jemi në kontakt me autoritetet përgjegjëse”, kanë thënë nga federata gjermane.
Sipas “Morgenpost”, federata e merr shumë seriozisht punën e basteve.
Kjo gazetë shkruan se disa ndeshje ishin shumë të dyshimta. Ka pasur vendime të çuditshme të arbitrave, por edhe gabime të rënda të portierëve e mbrojtësve.
Madje në një ndeshje të dyshimtë u shënuan vetëm autogola.