Të mërkurën është prezantuar projekti i kampusit të Akademisë së Futbollit Manchester City.
Ngjarja është organizuar nga “Dyrrah City Football Academy” në bashkëpunim me Manchester City FC, me mbështetjen e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Janë prezantuar edhe trofetë e fituara në edicionin e kaluar nga klubi i Premier Leagues angleze, Manchester City.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka thënë se futbolli i fëmijëve është prioritet, ndërsa ka falënderuar bashkëpunëtorët që e kanë bërë të mundur realizimin e projektit të këtij kampusi.