Futboll

Frosinone i merr pikë Napolit

Frosinonen Calcio

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, e ka kompletuar edhe një tjetër ndeshje me Napolin në barazimin ndaj Frosinones. 

Napoli e Frosinone barazuan me rezultatin 2:2 në ndeshjen e xhiros së 32-të të elitës italiane të futbollit. 

Vendësit kaluan të parët në epërsi në minutën e 16-të me golin e Matteo Politanos.
Mesfushori Matias Soule në minutën e 30-të kishte mundësi ta barazonte rezultatin nga penalltia të cilën e shkaktoi Rrahmani, por goditjen e tij e priti portieri Alex Meret.

20-të minuta më vonë, Frosinone barazoi rezultatin në 1:1, me anë të sulmuesit, 

Golin e dytë në ndeshje për Napolin e realizoi Victor Osimhen, në minutën e 63-të. Cheddira e shënoi edhe golin e dytë për Frosinonen.  Për 2:2 ai realizoi në minutën e 73-të. 
Në minutën e shtatë të kohës shtesë, me kartonin e dytë të verdhë u ndëshkua Mario Rui. 
Marvin Çuni ishte në bankën rezervë te mysafirët. 

Napoli është në vend të tetë me 48 pikë, ndërsa Frosinone gjendet në pozitën e parafundit në tabelë me vetëm 27 pikë të grumbulluara.