Drejtori sportiv i Bayern Muenchenit, Christoph Freund, ka thënë fjalë të mira për mesfushorin holandez Xavi Simons.
Freund të martën në një intervistë për gazetën gjermane “Bild”, është shprehur se holandezi Xavi Simons do të ketë karrierë shumë të madhe në të ardhmen.
“Ai është lojtar shumë i mirë dhe ka luajtur një kampionat evropian shumë të mirë. Kishte po ashtu edicion të mrekullueshëm në Bundesligë me Leipzigun. Ai është zhvilluar shumë mirë vitet e fundit dhe ka vazhduar të bëjë hapa vërtetë të mirë. Ai do të ketë karrierë të mirë në nivelin më të lartë”, deklaroi Freund.
Bayerni është duke tentuar që ta transferojë Simonsin në afatin kalimtarë të verës. Por skuadra e Paris Saint-Germainit nuk është duke mundësuar transferimin e tij.
Simons ka kontratë me Parisin deri në vitin 2027. Në edicionin 2023/2024 luajti si i huazuar te Leipzigu.
21-vjeçari është zhvilluar si futbollist në akademinë “La Masia” të Barcelonës.