Eintracht Frankfurti i Bundesligës gjermane ka qenë dominues ndaj skuadrës së madhe holandeze, Ajax, në të dyja ndeshjet e një të tetës së finales së Ligës së Evropës.
Të enjten mbrëma në shtëpi, Frankfurti fitoi edhe në duelin kthyese 4:1. Në ndeshjen e parë kishte fituar 2:1 në udhëtim.
Jean-Matteo Bahoya dhe Mario Gotze i shënuan dy gola në pjesën e parë.
Hugo Ekitike realizoi për 3:0 në minutën e 67-të, ndërsa mysafirët golin e vetëm e realizuan në minutën e 78-të me Kenneth Taylor.
Gotze e shënoi edhe një tjetër gol për skuadrën e tij në minutën e 82-të.
Frankfurti në çerekfinale avancon pas fitores 6:2 me rezultat të përgjithshëm.