Ballkani ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen e rundit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve, kundër UE Santa Colomnas, takim i cili zhvillohet në Andorrë.
Ndeshja fillon në orën 20:00. Ndeshja e kthimit luhet pas një jave.
Trajneri Ilir Daja ka vendosur për 11-shen startuese me shumë ndryshime, i detyruar nga largimet e shumta nga kampioni i Kosovës gjatë kësaj vere.
Në portë është Enea Koliçiqi.
Në mbrojtje luan mbrojtësi i djathtë i blerë nga Vllaznia e Shkodrës, Geralb Smajli. Qendra formohet nga Gentrit Halili e i kthyeri nga Drita, Astrit Thaqi. Në të majtë luan Arbër Potoku, që është edhe kapiten i skuadrës pas largimit të Edvin Kuq e Armend Thaqit.
Në mesfushë, bashkë me Lindon Emërllahun luan edhe Marsel Ismajlgeci e braziliani Queven.
Sulmi përbëhet nga Bernard Karrica, Bleart Tolaj e Walid Hamidi.

