Futboll

Fonseca i lavdëron futbollistët për ndeshjen ndaj Lecces

Paulo Fonseca

Skuadra e Milanit të premten mbrëma fitoi ndaj Lecces me rezultatin e thellë, 3:0, në kuadër të javës së gjashtë të Serie A.

Për Milanin ishte fitorja e dytë radhazi. Javën e kaluar Milani e mposhti Interin me rezultatin 2:1.

Trajneri Paulo Fonseca i lavdëroi futbollistët për paraqitjen ndaj Lecces.

“Ishte shumë e rëndësishme të fitojmë, pas derbit gjithmonë sjellin gjendje euforie. Lojtarët luajtën një ndeshje serioze, nuk ishte e gjitha në mënyrën më të mirë por ne patëm momente dhe raste të mira dhe nuk pësuam gola që është gjithmonë e rëndësishme”, u shpreh Fonseca, shkruan “Reuters”.

Milani pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara ka tri fitore, dy barazime dhe një humbje. Ndeshjen e ardhshme e ka ndaj Bayer Leverkusenit në Ligën e Kampionëve, të martën nga ora 21:00.