Futboll

Fonseca emërohet trajner i Milanit

Paulo Fonseca

Milani ka emëruar Paulo Fonsecan si trajnerin e ri me një kontratë trevjeçare. Portugezi do ta zëvendësojë Stefano Piolin, ka njoftuar klubi italian të enjten.

Fonseca së fundmi drejtoi Lillen në Francë, ndërsa për dy sezone drejtoi edhe Romën.

Karrrierë si trajner ka pasur edhe te Shakhtar Donetsku, Braga e Porto.