Futboll

Fofana i bashkohet Milanit

Fofana

Mesfushori francez, Youssouf Fofana, i është bashkuar gjigantit italian, Milan. 

Fofana do të jetë pjesë e Milanit deri në verën e vitit 2028. Ai u transferua nga Monaco për 20 milionë euro. 

“Milani ka kënaqësinë të njoftojë transferimin e përhershëm të Youssouf Fofanas nga Monaco. Mesfushori ka nënshkruar kontratë me kuqezinjtë deri më 30 qershor të vitit 2028”, ka shkruar Milani të shtunën. 

25-vjeçari do të bartë fanellën me numër 29-të.