Mesfushori Phil Foden do të kthehet në Gjermani dhe pritet të paraqitet të premten në stërvitjen e Anglisë, pasi qëndroi për pak ditë në Mbretëri të Bashkuar për lindjen e fëmijut të tij të tretë.
24-vjeçari ishte larguar nga kampi i Anglisë për “arsye familjare”, sipas federatës angleze.
Fodeni ka startuar në tri ndeshjet e Anglisë në grup, duke përshirë edhe atë të luajtur të martën ndaj Sllovenisë.
Një ditë më pas ishte kthyer në shtëpi.
Anglia luan ndaj Sllovakisë në një të tetën e finales në Euro 2024, të dielën në Gelsenkirchen.