Futboll

Foda flet për përballjen e mundshme ndaj Austrisë

Franco Foda

Trajneri gjerman Franco Foda e kishte udhëhequr me sukses Austrinë nga viti 2017 deri në vitin 2022. Nën drejtimin e Fodas, Austria luajti në Kampionatin Evropian të vitit 2021. Foda 58-vjeçar nga viti 2024 po e drejton me shumë sukses edhe Kosovën.

Me Kosovën mund të përballet kundër Austrisë vitin e ardhshëm në Ligën e Kombeve. Foda ka folur për përballjen e mundshme në Ligën B të Ligës së Kombeve kundër Austrisë.

“Ndoshta mund të ndodhë”, ka thënë Foda duke buzëqeshur, shkruan sajti austriak “krone.at” të hënën. Ai ka vlerësuar punën te Kosova.

Krahas Austrisë, në Ligën B, Kosova do të ketë punë me përfaqësuese serioze evropiane si Skocia, Hungaria, Polonia, Izraeli, Zvicra, Ukraina, Sllovenia, Gjeorgjia, Irlanda e Rumania. Ndeshjet në Ligën B, Kosova i ka në vjeshtën e vitit 2026. Fillimisht i gjithë fokusi është te kualifikimet për Kupën e Botës 2026.