Futboll

Foda e sheh grupin të kalueshëm

Franco Foda

Përzgjedhësi Franco Foda e sheh Grupin B kualifikues të Botërorit 2026, të kalueshëm për Kosovën. 

Kosova është në grup bashkë me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë, kundërshtarë me të cilët nuk ka bilanc pozitiv. 

Me Zvicrën ka tri barazime, ndërsa me Suedinë e Slloveninë ka vetëm humbje. 

“Është një grup i vështirë por shumë i balancuar. Avantazhi është se nuk duhet të udhëtojmë larg dhe tani do të merremi shumë intensivisht dhe në mënyrë specifike me kundërshtarët. Në këtë grup, gjithçka është e mundur”, ka deklaruar selektori Foda për Grupin B kualifikues të Kupës së Botës.