Futboll

Flick, trajneri i ri i Barcelonës

Hansi Flick

Hansi Flick do të jetë trajneri i ri i Barcelonës, ka konfirmuar klubi spanjoll të mërkurën.

Gjermani ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2026 me katalanasit.

Flick do ta zëvendësojë të shkarkuarin Xavi Hernandez.

Gjatë karrierës si trajner për klube, 59-vjeçari e ka drejtuar vetëm Bayernin. E fitoi tripletën në sezonin 2019/20. Ndërsa Bundesligën e fitoi edhe në sezonin 2020/21.

Drejtoi edhe Gjermaninë, por u shkarkua pas ecurisë së dobët. U eliminua në fazën e grupeve gjatë Botërorit të vitit 2022.