Trajneri i ri i Barcelonës, Hansi Flick, është shprehur se e respekton stilin tradicional të pasimeve që bëhen te skuadra, por ai gjithashtu dëshiron të bëjë lojë më të drejtpërdrejtë në shënimin e golave.
“Këtu tradita është të luash me pasime, por unë gjithashtu dua që ata të shkojnë drejt e te goli. Ata duhet të fokusohen pak më shumë në shënimin e golave. Nuk mendoj se stili im ka ndonjë ndryshim të madh. Unë jam duke kërkuar të njëjtën gjë, për të bërë presion sa më shumë dhe për të luajtur në mesfushën e kundërshtarit. Por, në fund të ditës, gjithçka ka të bëjë me fitimin e ndeshjeve”, ka thënë Flick të martën.
Barça emëroi ish-trajnerin e Gjermanisë dhe Bayern Muenchenit si shef të shtabit me kontratë dyvjeçare, pasi shkarkoi spanjollin Xavi Hernandez.
Gjermani Flick ndeshjen e parë me Barcelonën do ta ketë ndaj Manchester Cityt më 30 korrik.