Fitorja e së shtunës, Bayernit nuk i ka mjaftuar për ta festuar titullin e kampionit në Bundesligë. Bayernit festa i është shtyrë për fundjavën e ardhshme.
Bayerni e mposhti në shtëpi Mainzin me rezultatin 3:0. Kjo ndeshje i ka takuar javës së 31-të të elitës së futbollit gjerman. Deri në fund kanë mbetur edhe tri xhiro.
Bayerni mund të shpallej kampion këtë fundjavë nëse Bayer Leverkuseni mposhtej nga Augsburgu. Por Leverkuseni fitoi 2:0 dhe kështu iu shtyje festa bavarezëve.
Bayerni nëse xhiron e ardhshme e mposht Leipzigun e feston titullin.
Leroy Sane e realizoi golin e parë në minutën e 27-të.
Për 2:0 shënoi Michael Olise në minutën e 40-të kurse Eric Dier e realizoi golin e fundit në minutën e 84-t.
Bayerni është lider me 75 pikë. Mainzi është në vendin e shtatë me 47 pikë.