Futboll

Fitorja e tretë rresht për Ferizajn

Fitorja e tretë rresht për Ferizajn

Me golin e shënuar nga sulmuesi Abdeen Temitope Abdul, Ferizaj e ka regjistruar edhe fitoren e tretë rresht në elitën e futbollit të Kosovës. 

Ferizaj të premten gjatë ditës e mposhti Feronikelin 74 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas. 

Ndeshja i ka takuar xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës. 

Armend Halili shkaktoi ndërhyrje të palejuar në zonë ndaj Fatjon Jusufit dhe gjyqtari Valon Bajgora sinjalizoi në pikën e bardhë. 

I pagabueshëm ishte sulmuesi Abdul që ia siguroi tri pikë të reja skuadrës së tij. 

Ferizaj me këtë fitore tani ka 13 pikë në vendin e shtatë. 

Feronikeli 74 mbetet i vetmi ekip deri tani që nuk ka fituar asnjë ndeshje. 

I ka dy barazime dhe tetë humbje dhe zë pozitën e fundit në tabelë.

Lexo përditësimet tjera
Mbyllet pjesa e parë në Drenas

Mbyllet pjesa e parë në Drenas

Feronikeli 74 dhe Ferizaj kanë barazuar pa gola në pjesën e parë të ndeshjes së xhiros...