Fenerbahçe e ka shënuar fitoren e tretë rresht në Superligën e Turqisë. Skuadra e drejtuar nga portugezi, Jose Mourinho mposhti Kasimpashan me rezultatin, 2:0. Ndeshja Kasimpasha – Fenerbahçe u zhvillua të dielën dhe i takoi javës së pestë të Superligës turke të futbollit. Dy golat e fitores, Feneri i shënoi në pjesën e parë.
Për Kasimpashën në pjesën e parë luajti mbrojtësi Loret Sadiku.
Fenerbahçe është në vendin e parë me 13 pikë, kurse Kasimpasha në vendi ne dhjetë me pesë pikë.