Skuadra e Romës e ka shënuar fitoren e gjashtë rresht në Serie A.
Roma të dielën pasdite e mposhti Cagliarin me rezultatin 1:0.
Kjo ndeshje i takoi javës së 29-të të elitës së futbollit italian.
Golin e fitores për Romën e shënoi sulmuesi ukrainas, Artem Dovbyk, në minutën e 62-të.
Te Cagliari në bankën e rezervistëve ishte portieri Alen Sherri.
Roma pas 29 ndeshjeve të zhvilluara ka 14 fitore, shtatë barazime dhe tetë humbje.
Ka 49 pikë në vendin e shtatë.
Për Cagliarin ishte disfata e 15-të këtë edicion.
Ka edhe tetë barazime dhe gjashtë fitore.
Renditet në pozitën e 15-të me 26 pikë.