Futboll

Fitorja e dytë rresht për Milanin

Milan

Skuadra e Milanit e ka shënuar fitoren e dytë rresht në Serie A. Milani në shtëpi e mposhti Comon me rezultatin 2:1. 

Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën mbrëma dhe i takoi javës së 29-të të elitës së futbollit italian. 

Lucas Da Cunha i kaloi në epërsi mysafirët në minutën e 33-të. 

Vendësit shifrat i barazuan në minutën e 53-të. 

Christian Pulishiq realizoi për 1:1. 

Golin e fitores për skuadrën e drejtuar nga trajneri, Sergio Conceiçao, e shënoi Tijjani Reijnders në minutën e 75-të. 

Te Como në bankën e rezervistëve ishte Mërgim Vojvoda.

Nga minuta e 91-të, mysafirët ishin me një futbollist më pak në fushë pasi Dele Alli u ndëshkua direkt me karton të kuq. 

Comos iu anulua edhe një gol në minutën e 50-të për shkak të pozitës jashtë loje. 

Milani është në vendin e shtatë me 47 pikë. 

Në vendin e 13-të është Como me 29 pikë.