Futboll

Fitorja e dytë për Qipron

Qipro

Qiproja e ka shënuar fitoren e dytë në Grupin C2 të Ligës së Kombeve të UEFA-s, ku bënë pjesë edhe Kosova.

Të premten në Larnaca, Qiproja fitoi 2:1 ndaj Lituanisë.

Grigoris Kastanos shënoi për 1:0 në të mirë të Qipros në minutën e 18-të. Rezultatin në 1:1 e barazoi Gvidas Gineitis në minutën e 47-të.

Golin e fitores për qipriotët e realizoi Marinos Tzionis në minutën e 63-të.

Qiproja kishte fituar 1:0 ndaj Lituanisë në kuadër të xhiros së parë. Tani i ka gjashtë pikë. Lituania mbetet pa pikë.

Të hënën, Qiproja është mysafire e Rumanisë, ndërsa Lituania është mysafire e Kosovës.