Chelsea e ka fituar edhe ndeshjen e dytë në Ligën e Konferencës.
“Blutë” të enjten mbrëma fituan në Greqi te Panathinaikosi me rezultatin e thellë, 4:1.
Joao Felix në minutën e 22-të e hapi serinë e golave.
Mykhailo Mudryk shënoi për 2:0 në minutën e 49-të, ndërsa portugezi Felix shënoi tjetër gol në minutën e 55-të.
Për 4:0 realizoi Christopher Nkunku, katër minuta më vonë.
Golin e vetëm skuadra greke e realizoi në minutën e 69-të me uruguaianin Facundo Pellistri.
Mbrojtësi Elton Fikaj dhe portieri Klidman Lilo ishin në bankën rezervë te skuadra vendëse.