Skuadra franceze Brest e ka shënuar fitoren e dytë në Ligën e Kampionëve. Bresti mposhti në udhëtim Red Bull Salzburgun e Austrisë me rezultat të thellë, 4:0.
Për francezët është fitorja e dytë rresht në Champions. Në xhiron e parë mposhti Sturm Grazin austriak me rezultatin, 2:1.
Abdullah Sima hapi serinë e golave në minutën e 24-t. Ishte goli i vetëm i shënuar nga francezët në pjesën e parë.
Rezultatin në 2:0 e ngriti Mahdi Camara në minutën e 66-të, kurse Sima shënoi golin e tij të dytë personal në minutën e 70-të. Pesë minuta më vonë, Mathias Pereira Lage vulosi fitoren e thellë të Brestit, 4:0.
Salzburgu në ndeshjen e parë humbi nga Sparta Praga me rezultatin 3:0.
Më 6 tetor Bresti luan në udhëtim ndaj Sparta Pragës, kurse Bresti në xhiron e tretë e pret Dinamo Zagrebin.