Futboll

Fitorja e Arsenalit gëzon edhe klubet e tjera të Premier Leagues

Arsenal

Fitorja e Arsenalit u ka dhënë lajme të mira edhe skuadrave të cilat po luftojnë për një pozitë në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm në Premier League. 

Me fitoren 3:0 të Topçinjëve ndaj Real Madridit, Premier League edhe zyrtarisht do t’i ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve në sezonin e ri. Pesë skuadrat e para do të kualifikohen në Champions.

Tabela aktuale në Premier League

Ishte pothuajse 99 për qind që kjo do të ndodhte, por duhej edhe një fitore e një skuadre angleze në Evropë për ta konfirmuar.

Gjasat mund të jenë që të ketë më shumë se pesë skuadra angleze në Champions. Nëse Aston Villa fiton Championsin e nuk mund të zërë pesë pozitat e para, ose në rast të triumfit të Manchester Unitedit apo Tottenhamit në Europa League.