Napoli ka shënuar fitore shumë të vështirë ndaj Monzas në udhëtim me rezultatin, 1:0.
Kjo ndeshje i takoi javës së 33-të të Serie A.
Golin e fitores për napolitanët e realizoi mesfushori skocez, Scott McTominay, në minutën e 72-të. Ai u asistua nga Giacomo Raspadori.
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, e kompletoi ndeshjen te Napoli.
Napoli e mban pozitën e dytë me 71 pikë.
71 pikë i ka edhe Interi që është lider po e ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
Monza renditet në pozitën e fundit me vetëm 15 pikë dhe është shumë pran rënies nga elita.