Futboll

Fitore shumë e rëndësishme e Sahitit me Hamburgun

Hamburg

Emir Sahiti me Hamburgun kanë shënuar fitore të rëndësishme të premten mbrëma në garën për inkuadrim në elitën e futbollit gjerman në edicionin e ardhshëm.

Hamburgu e mposhti në udhëtim Magdeburgun me rezultatin 3:0.

Kjo ndeshje i takoi javës së 26-të të kategorisë së dytë të futbollit gjerman.

Skuadra e Hamburgut vazhdon të jetë lider në Bundesliga 2 me 48 pikë.

Goli i parë u shënua në minutën e nëntë nga Ransford Konigsdorffer.

Marcus Mathisen realizoi autogol në minutën e 15-të për 2:0.

Konigsdorffer e shënoi golin e dytë personal dhe të fundit në ndeshje në minutën e 53-të.

Reprezentuesi i Kosovës, Sahiti, u paraqit deri në minutën e 73-të dhe ishte prej më të mirëve në fushë.

Për Sahitin kjo ishte ndeshja e 14-t e zhvilluar këtë edicion.

Ka kontribuar me një gol dhe një asistim.

Magdeburgu është në pozitën e katërt me 42 pikë.