Futboll

Fitore për Ramadanin e Berishën në Kupën e Italisë

Futbollisti shqiptar i Lecces, Ylber Ramadani

Mesfushori i Shqipërisë, Ylber Ramadani dhe Medon Berisha janë paraqitur të hënën mbrëma për Leccen që fitoi ndaj Mantovas në rundin e parë të Kupës së Italisë. 

Lecce fitoi me rezultatin 2:1 ndaj Mantovas në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Stadio Via del Mare”. Ramadani e kompletoi ndeshjen, ndërsa Berisha në lojë u inkuadrua në minutën e 60-të. 

Golat për Leccen i shënoi Kialonda Gaspar në minutën e 14-të dhe Nikola Krstovic në minutën e 86-të. Golin e vetëm për Mantovan e realizoi Davide Bragantini në minutën e 73-të.