Futboll

Fitore në minutat shtesë për Atletico Madridin

Atletico

Atletico Madridi ka shënuar fitore falë një goli të shënuar në minutat shtesë, në udhëtimin e vështirë tek Athletic Bilbao.

Atletico e mposhti Bilbaon me rezultatin 1:0, në ndeshjen e xhiros së katërt të La Ligas.

Nico Williams mendoi se realizoi gol dy minuta pas pushimit, por shënimi i tij u anulua për pozitë jashtë loje.

Dhe kur ballafaqimi po shkonte drejt barazimit pa gola, në skenë u shfaq mesfushori argjentinas, Angel Correa, që shënoi në minutën e dytë të shtesës. 
Ai u asistua nga Alexander Sorloth.

Për Atleticon është fitorja e dytë krahas dy barazimeve dhe pas katër ndeshjeve, ka tetë pikë.

Bilbao e pësoi humbjen e dytë, ndërsa e ka edhe një fitore e një barazim.