Juventusi ka shënuar fitore me rezultat minimal të dielën mbrëma. Juve mposhti Fiorentinën me rezultatin 1:0, në ndeshjen që i takoi javës së 31-të të Serie A.
Golin e fitores Juventusi e shënoi në pjesën e parë, saktësisht në minutën e 21-të. Golin e realizoi Frederico Gatti.
Juventusi është në vendin e tretë me 59 pikë, kurse Fiorentina në pozitën e dhjetë me 43 pikë.