Futboll

Fitore me vlerë të madhe e Feronikelit 74

Feronikeli 74

FOTO: Ilustrim

Feronikeli 74 ka fituar ndaj Malishevës pikët e plota që mund të kenë vlerë të madhe në garën për mbijetesë në elitën e futbollit kosovar.

Skuadra nga Drenasi të shtunën gjatë ditës fitoi 2:1 në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.

Ky ballafaqim i takoi xhiros së 31-të të elitës së futbollit kosovar.

Për Feronikelin 74 ishte fitorja e parë pas dy barazimeve e një disfate, ndërsa Malisheva e pësoi humbjen e dytë rresht.

Florent Avdyli në minutën e 61-të shënoi për epërsinë e vendësve me gjuajtje të fuqishme nga distanca.

Shifrat nga penalltia i barazoi Drilon Hazrollaj. Për Hazrollajn ishte goli i 21-të i edicionit aktual në Superligë.

Nikoqiri fitoren e arriti me golin e Ibrahim Cërvadikut, dhjetë minuta para fundit.

Feronikeli 74 tani ka 34 pikë në vendin e tetë, aq sa ka edhe Gjilani në vendin e shtatë, por me një ndeshje më pak të luajtur.

Malisheva mbetet në vendin e katërt me 52 pikë.

Feronikeli 74 në xhiron e ardhshme luan në udhëtimin e vështirë te Llapi.

Malisheva e pret Gjilanin.

tabela