Nottingham Forest ka shënuar fitore të rëndësishme në Premier League të Anglisë. Nottinghami mposhti Crystal Palacen me rezultatin minimal, 1:0. Ndeshja Nottingham – Crystal Palace i takoi javës së tetë të elitës së futbollit të Anglisë.
Golin e fitores e shënoi Chris Wood në minutën e 65-të.
Me këtë fitore, Nottinghami është ngritur në vendin e tetë me 13 pikë. Crystal Palace zë vendin e 18 me tri pikë.