Përfaqësuesja e Rumanisë ka vuajtur për fitoren ndaj Lituanisë, në kuadër të Grupit 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve.
Të hënën mbrëma në Bukuresht, Rumania fitoi 3:1. Por ndeshja u vendos vetëm në minutat e fundit.
Valentin Mihaila kaloi në epërsi rumunët në minutën e katërt të ndeshjes. Armandas Kucys shënoi për 1:1 në minutën e 34-t.
Rumunët më pas rreshtuan sulmet në kërkim të golit të dytë. Por ishin lituanët që dërguan topin në rrjetë. Goli megjithatë u anulua pas rishikimit të VAR-it, me pretendim se ishte shkaktuar faul ndaj portierit rumun.
Në minutën e 87-të u dha penallti për Rumaninë, ndërsa i saktë nga pika e bardhë ishte Razvan Marin. Alexandru Mitrita shënoi golin e tretë për Rumaninë në minutën e 92-të.
Rumania shkëputet në pozitën e parë në grup me gjashtë pikë. Kosova e Qipro i kanë nga tri pikë, ndërsa Lituania mbetet pa pikë.
Rumania po has në vështirësi në ndeshjen me Lituaninë
Ndonëse favorite e madhe, Rumania po ka shumë telashe ndaj Lituanisë. Pas minutës së 80-të rezultati është 1:1 në ndeshjen në Bukuresht.
Madje Lituanisë iu anulua një gol nga VAR-it.
GOALLLLLL
— MP NICE TOP (@mpnicet0p) September 9, 2024
Live #Romania 1-2 #Lithuania
⚽Domantas Antanavičius pic.twitter.com/bAHfCsDTgD
Lituania të premten pësoi 1:0 nga Qipro, kurse Rumania fitoi 3:0 ndaj Kosovës.