Liverpooli me vështirësi ka fituar në udhëtim te Brightoni 3:2 dhe ka avancuar në çerekfinale të garës.
Cody Gakpo shënoi në minutën e 46-të dhe të 63-të.
Vendësit u kthyen në lojë me golin e Simon Adingras në minutën e 81-të, ndërsa katër minuta më vonë, Luis Diaz shënoi për 3:1.
Tariq Lamptey arriti ta shënonte edhe një gol, por që nuk ishte i mjaftueshëm për ta shmangur eliminimin e Brightonit.
Liverpooli është fitues në fuqi i kësaj Kupe.