Gjermania ka shënuar fitore të vështirë në stadiumin e Zenicës në Bosnjë-Hercegovinë.
Të premten mbrëma, Gjermania e fitoi 2:1 ndeshjen e Ligës A të Ligës së Kombeve.
Deniz Undav vendosi sfidën me golat e minutës së 30-të dhe 36-të.
Edin Xheko shënoi golin për Bosnjë-Hercegovinën në minutën e 70-të.
Bosnja ka pasur përkrahje të zjarrtë të tifozëve në stadiumin që e kritikuan shumë mediat gjermane, për shkak të gjendjes së zhveshtoreve.
Gjermanisë i janë anuluar dy gola për pozitë jashtë loje.
Gjermania udhëheq në Grupin 3A me shtatë pikë. Bosnja është e fundit me një pikë.