Futboll

Fitore e vështirë e Bayernit në nisje të kampanjës

Serge Gnabry

Bayern Munichu ka shënuar fitore të vështirë në nisje të kampanjës së re të Bundesligës. 

Bavarezët të dielën e mposhtën në udhëtim Wolfsburgun, 3:2. 

Pikët e plota, skuadra më e suksesshme gjermane i siguroi tetë minuta para fundit. 
Jamal Musiala i dha epërsinë fillimisht Bayernit në minutën e 20-të, ndërsa në pjesën e dytë, kroati Lovro Majer i shënoi dy gola për 2:1 në të mirë të Wolfsburgut. 
Ai i barazoi shifrat dy minuta pas pushimit, ndërsa në minutën e 55-të shënoi për epërsinë e një goli. 
Shifrat u barazuan sërish në minutën e 65-të, kur Jakub Kaminski, shënoi autogol, ndërsa trepikëshin bavarezët e siguruan pas shënimit të Serge Gnabryt, në minutën e 82-të. 
Për trajnerin Vincent Kompany ishte fitorja e dytë rresht në ndeshje zyrtare, pas triumfit në raundin e parë të Kupës së Gjermanisë ndaj Ulmit, 4:0. 
Duke i llogaritur edhe miqësoret, Kompany me Bayernin ka shtatë fitore dhe një barazim.