Kampioni në fuqi i Kosovës në futboll, Ballkani, e ka fituar ndeshjen e fundit të xhiros së 13-të.
Të hënën në Suharekë, Ballkani fitoi 1:0 ndaj Malishevës.
Me fitore Ballkani është kthyer në pozitën e parë në tabelën e Superligës së Kosovës. I ka 25 pikë, sa edhe Drita në vendin e dytë. Drita ka një ndeshje më pak të luajtur. Malisheva mbetet e treta me 21 pikë.
Ndeshja u vendos në pjesën e parë. Nigeriani Sunday Adetunji e realizoi golin e vetëm.
Ndeshje të Superligës nuk do të ketë për dy javë, për shkak të pushimit për ndeshje ndërkombëtare.
Ballkani në epërsi ndaj Malishevës
Ballkani ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Malishevës në ndeshjen e fundit të xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Sunday Adetunji realizoi gol të bukur në minutën e 38-të.