Norvegjia e ka mposhtur thellë Slloveninë të enjten mbrëma në Lubjanë, 4:1.
Ndeshja i ka takuar Grupit B3 të Ligës së Kombeve.
Austria dhe Norvegjia kanë nga 10 pikë në dy vendet e para. Shtatë pikë i ka Sllovenia, kurse Kazakistani i fundit ka një pikë.
Antonio Nusa i Norvegjisë që shënoi dy herë, e hapi serinë e golave në minutën e katërt.
Benjamin Sheshko barazoi shifrat nga penalltia në minutën e 21-të.
Erling Haaland në fundin e pjesës së parë dhe Nusa në minutën e 59-të, dhe Jens Hauge në minutën e 82-të, e vendosën rezultatin përfundimtar të këtij ballafaqimi.