Betisi ka shënuar fitore shumë të thellë të enjten mbrëma ndaj Valladolidit. Vendësit mposhtën Valladolidin me rezultat 5:1, në ndeshjen e xhiros së 33-të të elitës së futbollit spanjoll.
Me fitore, Betisi është ngritur në vendin e pestë. Pesë vendet e para sigurojnë paraqitjen në fazën e ligës të Ligës së Kampionëve për edicionin e ardhshëm.
Jesus Rodriguez (17’), Cucho Hernandes (64’), Isco (66’), Romain Perraud (84’) dhe Abde Ezzalzouli (90’), shënuan golat për Betisin. Chuki shënoi golin e vetëm për Valladolidin në minutën e 41-të.
Betisi është në vendin e pestë me 54 pikë. Valladolidi në vendin e fundit me 16 pikë.
Deri në fund kanë mbetur edhe pesë xhiro për t’u zhvilluar në Spanjë.