Dy episode në fillimin e pjesës së dytë e kanë vendosur ndeshjen mes Monacos dhe Benficas.
Skuadra portugeze, Benfica, fitoi 1:0 në Monaco, në ndeshjen e parë të plejofit të fazës nokaut të Championsit.
Në minutën e 48-të për epërsinë e Benficas shënoi Vangelis Pavlidis.
Gjërat u bënë më të lehtë për ekipin mysafir menjëherë në minutën e 52-të, kur me kartonin e dytë të verdhë u ndëshkua mesfushori Al Musrati.
Me një lojtar më shumë në fushë, Benfica e mbajti epërsinë deri në fund. Në ndeshjen e kthimit, të martën e ardhshme, Benfica synon ta konfirmojë avancimin në një të tetën e finales.