Athletic Bilbao ka fituar dhe ka rritur shpresat për një vend që siguron paraqitjen në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm. Bilbao mposhti Las Palmasin me rezultat minimal, 1:0.
Ndeshja u zhvillua të enjten, ndërsa Bilbao fitoi falë golit të Inaki Williamsit. Ai shënoi golin e fitores herët në minutën e pestë.
Adnan Januzaj luajti nga minuta e 73-të për Las Palmasin, që zë vendin e 17-të me 32 pikë.
Athletic Bilbao është në vendin e katërt me 60 pikë.