Futboll

Fitore e madhe e Skocisë

Skocia

Skocia ka shënuar fitore të madhe të hënën mbrëma në udhëtim ndaj Polonisë. Skocezët mposhtën polakët me rezultatin 2:1 në ndeshjen e Grupit A1 të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

John McGinn shënoi për 1:0 në minutë e tretë, ndërsa Kamil Piatkowski barazoi shifrat në minutën e 49-të në 1:1. Golin e fitores skocezët e shënuan në minutën e 93-të.

Për fitoren 2:1 golin e shënoi Andrew Robertson. Skocia ka siguruar plejofin për mbetje në Ligën A, kurse Polonia bie në Ligën B. Skocia përfundoi në vendin e tretë me shtatë pikë, derisa Polonia e fundit me katër pikë.