Futboll

Fitore e madhe e Dritës, Dabiqaj realizon “hat-trick”

Albert Debiqaj

Albert Debiqaj

Mesfushori Albert Dabiqaj ka shkëlqyer të hënën në fitoren e Dritës ndaj Llapit. 

Drita në kuadër të javës së 14-t të Superligës së Kosovës në futboll shënoi fitore të rëndësishme ndaj Llapit me përmbysje të rezultatit, 3:1. 

Për Llapin kjo ishte ndeshja e shtatë rresht pa fitore këtë edicion. 

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin që e realizoi Blend Baftiu në minutën e 22-të. 

Albert Dabiqaj ia siguroi tre pikët shumë të vlefshme Dritës me golat që i shënoi në minutën e 68-të, të 75-të dhe 92-të. 

Dritës iu anulua edhe një gol i sulmuesit Melos Zenunaj në minutën e 52-të për shkak të një ndërhyrje të palejuar në sulm. 

Drita mbetet lider në tabelë me 31 pikë. Pesë pikë ka më shumë se Ballkani që është në pozitën e dytë .

Llapi ka 16 pikë dhe është në vendin e tetë.

Lexo përditësimet tjera
Drita

Llapi në epërsi

Skuadra e Llapit ka kaluar në epërsi ndaj Dritës.Për 1:0 realizoi Blend Baftiu në minutën e...