Leipzigu ka fituar 2:0 të shtunën në udhëtim te Holstein Kieli, për të mbetur lartë në tabelë.
Me fitoren në ndeshjen e xhiros së 13-të të Bundesligës gjermane, Leipzigu forcohet në pozitën e katërt me 24 pikë, kurse Holstein Kieli mbetet me vetëm pesë pikë në vendin e parafundit.
Benjamin Sheshko në minutën e 27-të dhe Andre Silva në minutën e 69-të, ishin shënuesit e golave të fitores.