Futboll

Fitore dramatike e Suharekës ndaj Gjilanit

Suhareka

Me përmbysje dramatike të rezultatit, Suhareka ka fituar ndaj Gjilanit në terrenin sintetik në Suharekë.

Suhareka të dielën në xhiron e katërt të Superligës së Kosovës në futboll, fitoi ndaj gjilanasve me rezultatin 3:2.

Në pjesën e parë u shënuan dy gola të shpejtë.

Gjilani kaloi në epërsi me golin e Robert Rrahmanit, në minutën e 15-të.

Dy minuta më vonë, Mevlan Zeka i barazoi shifrat në 1:1.

Gjilani shënoi edhe një herë tjetër pak pa u mbyllur pjesa e parë.

Sulmuesi shtatlartë, Senad Jaroviq, realizoi për 2:1 në të mirë të gjilanasve në minutën e 38-të. Asistues ishte Rrahmani.

Gjilanit iu vështirësuan punët në minutën e 42-të, kur mesfushori Kushtrim Shabani u përjashtua nga loja me kartonin e dytë të verdhë pas duelit që e pati me Lorik Boshnjakun.

Epërsinë numerike e shfrytëzoi Suhareka, që i barazoi shifrat në minutën e 80-të.

Nikola Stepoviq e pranoi topin në zonë dhjetë minuta para fundit dhe më pas e mposhti portierin Kenan Haxhihamza.

Ndërkohë, Arvanit Rexhaj e shënoi golin e fitores 3:2, katër minuta para fundit.

Për Suharekën ishte fitorja e dytë e edicionit pas asaj ndaj Dukagjinit, ndërsa e ka edhe një barazim me Suharekën.

Gjilani i trajnerit Ardian Nuhiu, ende duhet të presë për fitoren e parë. Në katër ndeshjet e para ka dy barazime e dy disfata.

Suhareka është në vendin e tretë me shtatë pikë, aq sa kanë edhe Ballkani, Prishtina dhe Malisheva. Ballkani e ka një ndeshje më shumë të luajtur.

Ndërkohë, Gjilani mbetet me dy pikë në vendin e tetë.

Suhareka në ndeshjen e ardhshme luan në udhëtim te Ferizaj, teksa Gjilani e pret Feronikelin 74.


Suhareka me përmbysje të madhe të rezultatit

Suhareka ka bërë përmbysje të madhe të rezultatit ndaj Gjilanit.

Suharekasit kanë shënuar për 3:2 në minutën e 86-të.

Shënues ishte Arvanit Rexhaj.


Suhareka nuk dorëzohet, barazon rezultatin

Suhareka nuk është dorëzuar në duelin ndaj Gjilanit dhe e ka barazuar rezultatin në 2:2.

Nikola Stepoviq pranoi topin në zonë në minutën e 80-të, dhe më pas e plasoi bukur atë prapa shpinës së portierit të Gjilanit, Kenan Haxhihamza.


Gjilani mbetet me një lojtar më pak

Gjilani ka mbetur me një futbollist më pak në fushë, pak minuta pasi e shënoi golin për 2:1.

Kushtrim Shabani në minutën e 42-të u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.

Shabani ishte i pakujdesshëm gjatë një dueli për top me Lorik Boshnjakun dhe e qëlloi në fytyrë.

Me rezultatin 2:1 skuadrat kanë shkuar në pushim.


Gjilani kthen epërsinë

Gjilani e ka kthyer epërsinë e një goli.

Senad Jaroviq shënoi në minutën e 38-të.

Sulmuesi shtatlartë realizoi me kokë pas asistimit të Robert Rrahmanit.


Dy gola të shpejtë në Suharekë

Dy gola të shpejtë janë shënuar në terrenin me bar sintetik në Suharekë, në ndeshjen Suhareka – Gjilani.

Rezultati në ndeshjen e xhiros së katërt të Superligës aktualisht është 1:1.

Në minutën e 15-të për Gjilanin shënoi Robert Rrahmani nga afërsia.

Ndërkohë, Mevlan Zeka dy minuta më pas, i barazoi shifrat në 1:1.