Kroacia ka shënuar fitore të vështirë, por edhe dramatike ndaj Skocisë.
Të shtunën mbrëma në Zagreb, kroatët e fituan 2:1 ndeshjen e xhiros së tretë të grupit A1 të Ligës së Kombeve.
Ryan Christie kaloi në epërsi Skocinë në minutën e 32-të.
Menjëherë në minutën e 36-të, Igor Matanoviq shënoi për 1:1. Golin e fitores për Kroacinë e realizoi Andrej Kramariq në minutën e 70-të.
Në minutën e 98-të, VAR-i anuloi golin për 2:2 të Skocisë dhe kështu festa e madhe ishte për kroatët.
Kroacia e shënoi fitoren e dytë. Skocia pësoi humbjen e tretë.