Futboll

Fitore bindëse e Rumanisë ndaj Qipros

Rumania

Rumania nuk ka lejuar befasi në ndeshjen ndaj Qipros. Të hënën mbrëma në Bukuresht, rumunët fituan 4:1  ndeshjen e fundit të edicionit të katërt të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Daniel Birligea shënoi që në minutën e dytë për 1:0. Razvan Marin shënoi gol tjetër në minutën e 41-të. Qipriotët reaguan dhe në minutën e 52-të ngushtuan rezultatin në 2:1. Ioannis Pittas ishte realizatur.

Marin shënoi gol tjetër në minutën e 80-të, ndërsa Florinel Coman shënoi për 4:1 në minutën e 83-të.

Prej minutës së 83-të, Qiproja luajti me një futbollist më pak në fushë.

Në Grupin C2, Rumania i ka 15 pikë në vendin e parë. Kosova është e dyta me 12 pikë. Qiproja i ka gjashtë pikë në vendin e tretë, ndërsa Lituania e përfundon garën pa pikë. Ndeshja e ndërprerë mes Rumanisë dhe Kosovës nuk është regjistruar ende. Por ka pak gjasa që renditja në tabelë të ndryshojë.