Futboll

Fitore bindëse e Romës

Roma

Trajneri kroat, Ivan Juriq e ka filluar me fitore aventurën e tij te Roma.

Të dielën, Roma fitoi ndaj Udineses në shtëpi me rezultatin 3:0.

Roma pjesën e parë e mbylli me një gol epërsi. Sulmuesi ukrainas, Artem Dovbyk shënoi në minutën e 19-të. Në pjesën e dytë, Roma i shënoi edhe dy gola.

Paulo Dybala nga penalltia në minutën e 49-të dhe Tommaso Baldanzi në minutën e 70-të ishin realizatorët. Juriq te Roma e zëvendëson të shkarkuarin Daniele De Rossi.