Lazio e ka nisur me fitore bindëse fazën e ligës në Ligën e Evropës.
Të mërkurën mbrëma në Hamburg të Gjermanisë, Lazio e mposhti 3:0 skuadrën ukrainase, Dynamo Kyiv. Dynamo ishte nikoqire, ndërsa e organizoi ndeshjen në Gjermani për shkak të luftës në Ukrainë.
Ndeshja ishte thuajse e mbyllur në pjesën e parë. Boulaye Dia shënoi për 1:0 në minutën e katërt. Fisayo Dele-Bashiru realizoi golin e dytë për ekipin italian në minutën e 33-të, ndërsa dy minuta më pas tjetër gol shënoi Dia.
Në pjesën e dytë të dy skuadrat mbetën me nga një lojtar më pak.
Maksym Braharu i Dynamos u përjashtua në minutën e 72-të, ndërsa Tijjani Noslin i Lazios në minutën e 82-të.