Futboll

Fitore bindëse e Celticut në Champions

Fitore bindëse e Celticut në Champions

Skuadra elitare e Skocisë, Celticu, e ka nisur me fitore të thellë paraqitjen në Ligën e Kampionëve.

Celticu të mërkurën mbrëma mposhti Slovan Bratislavën me rezultatin, 5:1. Kjo ndeshje u zhvillua në Glasgow, ndërsa i takoi xhiros së parë të Ligës së Championsit. 

Liam Scales hapi serinë e golave për Celticun. Ai shënoi gol në minutë ne 17-të. Golin e dytë për skocezët e shënoi Kyogo Furuhashi në minutën e 47-të. Nga penalltia i saktë në minutën e 56-të ishte edhe Arne Engels. Golin e nderit për skuadrën sllovake e realizoi Kevin Wimmer në minutën e 60-të.

Dhjetë minuta më vonë, Celticu shënoi edhe golin e katërt nëpërmjet Daizen Maeda. Për 5:1 realizator i golit ishte Adam Idah. 

Ndeshjen e dytë, Celticu e luan më 1 tetor në udhëtim ndaj Dortmundit, kurse Slovan Bratislavën e pret ndeshje e vështirë ndaj Manchester Cityt. Ndeshjen ndaj Cityt e luan në shtëpi.


Celticu në epërsi pas pjesës së parë

Liam Scales e ka shënuar golin e vetëm në pjesën e parë të ndeshjes Celtic – Slovan Bratislava.

Mbrojtësi 26-vjeçar i Celticut skocez e shënoi golin në minutën e 17-të. 

Ndeshja po luhet në stadiumin “Celtic Park” të Glasgowit, ndërsa i takon xhiros së parë të Ligës së Kampionëve.