Futboll

Fitore bindëse e Benficas ndaj Atletico Madridit

Fitore bindëse e Benficas ndaj Atletico Madridit

Benfica ka mposhtur bindshëm Atletico Madridin, në kuadër të xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve.

Të mërkurën mbrëma në Portugali, Benfica fitoi 4:0.  

Kerem Akturkoglu kaloi në epërsi 1:0 skuadrën portugeze në minutën e 13-të. Angel Di Maria shënoi nga pika e bardhë për 2:0 në minutën e 52-të. Goli i tretë i Benficas e mban firmën e Alexander Bah. Ai realizoi në minutën e 75-të. Penallti tjetër konkretizoi Okrun Kokçu në minutën e 84-t.

Për Benficën është fitorja e dytë. Atletico Madridi pësoi humbjen e parë. Në xhiron e parë kishte fituar 2:1 ndaj Leipzigut.