Atalanta ka shënuar fitore bindëse në Bergamo kundër Sturm Grazit në Ligën e Kampionëve.
Atalanta mposhti skuadrën austriake me rezultat 5:0 të martën, në ndeshjen që i takoi xhiros së shtatë të Championsit.
Mateo Retegui hapi serinë e golave në minutën e 12-të. Ishte ky goli i vetëm i pjesës së parë, ndërsa në pjesën e dytë italianët shënuan edhe katër gola të tjerë. Fillimisht në minutën e 58-të për 2:0 gol realizoi Mario Pashaliq, ndërsa Charles De Ketelaere në minutën e 63-të shënoi golin e tretë. Në minutën e 90-të, Ademola Lookman shënoi golin e katërt, kurse golin për 5:0 e shënoi Marco Brescianini në minutën e katërt shtesë.
Nga minuta e 71-të për Atalantan luajti mbrojtësi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti.
Atalanta nga shtatë ndeshje ka fituar 14 pikë, kurse Sturm Grazi është eliminuar nga Championsi. Ka fituar vetëm tri pikë.